Një film shqiptar që i qëndron kohës dhe pëlqyeshmërisë. Filmi do të ketë 2 shfaqje për të dytin vit radhazi. Kinematografia klasike shqiptare prezantohet para publikut europian në Festivalin prestigjioz Ndërkombëtar të Filmit “Festival Lumière”, në Lion të Francës, në qytetin ku lindi vetë kinematografia në fund të viteve 1800 nga vëllezërit Lumière.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën të ditur se pas prezantimit të filmit të restauruar “Tana” në edicionin e vitit 2022, në festivalin e sivjetshëm kuratorët kanë përzgjedhur filmin “Përrallë nga e kaluara” të regjisorit Dhimitër Anagnosti (1987) për t’u shfaqur në versionin e tij të restauruar në seksionin “Thesare dhe Kuriozitete” (Treasures & Curiosities).
Programi “Thesare dhe Kuriozitete” sjell 14 filma pak të njohur, ose të harruar nga 13 vende të ndryshme të botës si SHBA, Franca, Italia, Polonia, Shqipëria, Koreja e Jugut, Madagaskari, Portugalia, Zvicra etj., duke i dhënë audiencës një shans për t’u njohur me vepra të rëndësishme kinematografike, ose për të rizbuluar momente të historisë së filmave.
Festivali i filmit “Lumière” vlerëson arkivat e filmit anembanë botës për punën e tyre restauruese, e cila sjell në jetë kinemanë klasike. Të gjithë filmat e këtij seksioni mbajnë etiketën “Lumière Classics”.
Filmi “Përrallë nga e kaluara” do të ketë 2 shfaqje: të premten, 20 tetor, ora 11.30 në institutin “Lumiere” (Villa) dhe të shtunën, 21 tetor, ora 16:45 në kinema “Opera”. Restaurimi i këtij filmi u krye në vitin 2015 në studiot e “Hungarian FilmLab” në Budapest, financuar nga Ministria e Kulturës, një projekt i mbikëqyrur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
Restaurimi i filmave dhe subtitrimi i tyre në gjuhë të huaja janë në fokus të punës së AQSHF-së prej disa vitesh tashmë, me qëllim prezantimin e kinematografisë klasike shqiptare në botë, njohjen dhe studimin e trashëgimisë kombëtare filmike.
Filmi është i bazuar mbi një variacion të komedisë “14 vjeç dhëndër” të A. Z. Çajupit. Filmi tregon historinë prekëse, por edhe komike në të njëjtën kohë të Gjinos, një djalë 14-vjeçar, të cilin familja e detyron të martohet me Marigonë 20- vjeçare, pasi Marigoja shihet si krah pune.
Marigoja nga ana e saj, vajza më e bukur e fshatit, dashuron Trimin, një dashuri kjo reciproke e dy të rinjve, por që duhet të bëhet fli për hir të zakonit, ku gruaja shihej si krah pune për të ndihmuar në punët e bujqësisë dhe të shtëpisë, ndërsa burri rrinte nën hije dhe kuvendonte.
Tipike për një shoqëri konservatore dhe patriarkale, të cilën Çajupi e kishte fshikulluar në veprën e tij të viteve ’30.
Një mori gjetjesh dhe detajesh me ngarkesë sa komike e sarkastike, aq edhe psikologjike e bëjnë filmin e Dhimitër Anagnostit tejet ngacmues dhe joshës./ panorama.com.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ZYRTARE: KY ËSHTË FILMI SHQIPTAR QË KONKURRON PËR ÇMIMIN “OSCAR”
Filmi “Alexander” është kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film”, edicioni i 96-të i çmimeve “Oscar”.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri njoftoi se komisioni pranë saj përzgjodhi filmin dokumentar me regji nga Ardit Sadiku.
QKK shprehet se në këtë film dokumentar nga Ardit Sadiku sakrificat e shqiptarëve për liri janë subjekt i tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
POEMA E DASHURISË SË PAMUNDUR
Poema e dashurisë së pamundur nga José Ángel Buesa
Sonte kalove kah rruga ime
dhe më sëmboi në shpirt s’e di se ç’etje
por i vetëdijshëm jam për timin fat
që mund të të shikoj vetëm nga larg.
Jo, ti kurrë nuk the që ka pranverë
në trëndafilat e fshehtë të buqetës tënde.
As unë ndryshe s’duhet të të shikoj
pos nga larg dhe vetëm kaq.
E kështu ndonjëherë e qetë dhe e bukur kalon,
ashtu sikur të pashë këtë natë që shkon.
Si një yll të të shikoj duhet unë
që nga larg vështrohet dhe hiç më shumë.
E kështu trëndafilat e secilës ditë thahen
duke lënë rrënjët që nuk shkulen.
E unë me melankolinë time të fshehtë mbahem
duke të të parë veç nga larg.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult