“Përrallje”, poezi nga Sueton Zhugri

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)

Çdoherë
nisen lutjet
me shërbim
në Eden
t’u mbajnë këmbët
Evëve
prej këputjeve.
Mbledhur luledelet si sytë
në shporta,
moskafshimi i mollëve,
gjuha e nënës së gjarpërinjve,
aortat e fjalëve
mban zbuluar.

Gjithçkaja mund të kthehej mbrapa,
ose të shtyhej para
në botën
pa akrepa dhe numra.
Gjithësia
do të të ishte

rrumbullaksi e pakafshuar.

18.11.2016

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: NË XHEPIN E KANGURIT