Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale sipas tij çantën e re të gjigandit të modës Louis Vuitton.
E veçanta e saj, përveç çmimit prej rreth 10,000 euro, janë motivet shqiptare si shqiponja dhe ngjyra e kuqe e përzier me logon LV.
Sigurisht që një postim i tillë ngjalli komente patriotike, siç i do rasti, dhe shumë shpërndarje në Facebook, Instagram, Twitter, madje edhe nga shumë persona të cilët kanë një numër të madh ndjekësish.
Por çfarë e bën këtë postim shqetësues është fakti se çanta nuk është aspak “e re” siç thotë Kryeminsitri.
Në fakt, bëhet fjalë për një koleksion të Louis Vuitton i vitit 2018 (PO, 5 vite më parë).
Çanta është realizuar nga LV në bashkëpunim me dizajnerin parizian Jay Ahr si pjesë e një koleksioni unik udhëtimi me motive nga shtete të ndryshme si Kazakistani, Argjentina, Japonia, Korea e Veriut etj.
Sot, çanta nuk gjendet në koleksionin online të LV, jo sepse është bërë sold-out por sepse i përket një kolesioni të 5 viteve më parë.
A quhet ky një lajm i rremë apo një “click bait” për të gjeneruar disa klikime më shumë? Nëse është i tillë nga stafi i Z.Rama, a është detyra e mediave të kërkojnë për këtë “koleksion të ri” përpara se të shkruajnë për të?/infoweb
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA FLET PËR GORAN BREGOVIQIN, KA DISA FJALË EDHE PËR “ZJARRNXITËSIT”
Këngëtari Goran Bregoviq, performoi së fundi në koncertin e paralajmëruar të Festivalit të birrës në Korçë.
Lidhur me këtë pati reagime të shumta pakënaqësie rreth pjesëmarrjes së tij në këtë event.
Në këtë koncert, jozyrtarisht u tha se do merrte pjesë edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë aty të paktën ai nuk u pa dot.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult