Përse ky film po ndalohet të transmetohet në këto shtete?

Death on the Nile

Libani dhe Kuvajti do të jenë dy vendet ku nuk do të transmetohet asnjëherë filmi ku shkëlqen aktorja e njohur, Gal Gadot i titulluar “Death on the Nile”.

Këtë lajm e ka konfirmuar prestigjozja “Deadline” dhe më tutje shpjegon se ky vendim ka ardhur pas protestave kundër yllit izraelit.

Për ju që nuk e dini, Gadot ka shërbyer më parë për ushtrinë e Izraelit për dy vite me radhë pasi vetë shteti “mëmë” e urdhëron diçka të tillë. Më pas ajo e la atë për të ndjekur rrugëtimin e saj si modele dhe aktore.

Por, ky nuk është i vetmi film i aktores Gal Gadot që është ndaluar të transmetohet në Liban. “Wonder Woman 1984” është ndaluar të transmetohet dhe në Katar, ndërsa në Kuvajt, kinematë nuk ishin funksionale për shkak të pandemisë, transmeton ‘lapsi.al’.

Izraeli dhe Libani janë në luftë me njëri-tjetri dhe shteti arab në fjalë ka në fuqi një ligj që ndalon çdo prodhim nga Izraeli të qarkullojë në të.

Filmi “Death on The Nile” është përballur dhe me një tjetër skandal nga njëri prej personazheve kryesor, Armie Hammer. Ai u akuzua për abuzim seksual në janar të vitit që lamë pas. Kjo ndikoi tek prestigji i filmit edhe pse ai ishte xhiruar përpara se këto akuza të dilnin në shesh. Së fundmi, Hammer përballet me një tjetër akuzë për përdhunim nga një ish-partnere e tij.


Lexo edhe:

“GHOST”, ÇFARË NUK DINI MBI FILMIN MË PREKËS QË ËSHTË REALIZUAR NDONJËHERË