Përse pikon “qumësht” Kalaja e Rozafës?

Kalaja e Rozafës përveç historisë që mbart është shoqëruar që në gjenezë me misterin e legjendës të shumënjohur në mbarë Shqipërinë, atë të murosjes së nënës- gruas së re, siç përshkruhet në gojëdhëna.

Ndonëse është një legjendë, të shumtë janë njerëzit që zgjedhin të besojnë në mrekullinë e mureve të kësaj kalaje. Kështu shprehet në emisionin Quo Vadis, arkeologu, Helidon Sokoli.

“Është goxha e thellë në popullsinë lokale dhe sidomos në Shkodër, që aty ka të murosur një grua. Për më tepër që ka dhe veti shëruese, kryesisht për nënat që kanë fëmijë dhe nuk kanë gji, ato vinë e marrin nga ai materiali që në fakt është thjesht gëlqere, sepse e gjithë kalaja është ndërtuar me gurë gëlqeror të marrë nga Mali i Taraboshit”, theksoi ai në VisionPlus.

Sipas Sokolit ky version i legjendës pëlqehet shumë dhe nga vetë turistët e huaj.

ObserverKult


Lexo edhe:

KALAJA E ROZAFËS, KJO “ZONJË” E RËNDË SHKODRANE

Kalaja e Rozafës në Shkodër pas ndriçimit të saj është kthyer në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, solli në vëmendje në kuadër “Muajit të Trashëgimisë” ndriçimin e kalasë së Rozafës. I cili u bë i mundur nga Ministria e Kulturës.

Ky projekt parashikon investimin në 14 kala, mes tyre edhe në atë të Shkodrës, ku janë ndriçuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë së Shkodrës.

“Ditë të mbarë! Rozafa, kjo “zonjë” e rëndë shkodrane doli në dritë falë projektit të ndriçimit, financuar nga Ministria e Kulturës”, – tha Margariti…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU