Përshpirtje për Petrit Rukën me poezitë e tij (Video)

petrit rukA

Një përshpirtje për Petrit Rukën me vargje dhe kujtime u mbajt në Tiranë, pak muaj pasi poeti u shua, duke lënë pas poezi të ndjera, filma dhe çaste të paharrueshme. I vëllai Ethem Ruka dhe e shoqja, Zhani, mirëpritën miqtë që risollën në vëmendje jetën dhe krijimtarinë e tij.

“Kurrë dimensioni i dashurisë nuk ka pasur një poet shqiptar. Më falni për këtë mendim heretik, por dashurisë që i ka kënduar ai, nuk i ka kënduar njeri deri tani, as Lasgushi, kjo ishte herezia ime”, tha Pëllumb Kulla.

Duke vlerësuar poezinë e tij dhe duke çmuar si çelës suksesi të poezisë së Rukës, pikërisht traditën, Kulla, kujtoi jo pa u emocionuar, çastet e fundit.

Poet e skenarist, që përjetësoi emocione të jashtëzakonshme, Pirro Milkani, kujtoi takimin e parë me të.

“Kam pasur kënaqësinë ta kem mik për një çerek shekulli. Në kursin pasuniversitar që u organizua në Kinostudio për skenarist të rinj, Petriti shkëlqeu dhe mori notën 10 nga ne. Dhe ai skenar, u realizua si film prej meje”.

Për dashurinë dhe gruan, për fshatin e familjen, për fëmijërinë e tëhuajsimin e individit në qytet, për ata që lamë pas e ata që harruam, poezia e tij, ishte një himn, e shpesh, një akuzë ndaj vetes e veteve tona. Ruka u shua në moshën 67-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë./BalkanWeb

LEXO EDHE: PETRIT RUKA: E SHKRETA, NËNA IME!

E shkreta, nëna ime,
tre ditë e tre netë në koma,
vdiq në një nga datëlindjet e mia…

Shuhej e shuhej zemra në ekranin mbi kokë,
mbajtur me rrjeta tubash plastike,
s’i dilte më tërë oksigjeni i gjithë botës,
E lutej të shkonte,
ne se linim të ikte.

Binin vijëzat e shpirtit, të kaltra, në ekran,
drejt zeros bursa e jetës së saj
në bisht të grafikut,
vëllai biolog, i studiuar Parisit,
ia dorëzonte një nga një titujt panikut…

POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU