Përurohet libri me tregime “Hipnoza” i Albin Mehmetit

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon përurimin e librit me tregime “Hipnoza” të shkrimtarit Albin Mehmeti.

“Përurimi mbahet të martën (28/06/2022), ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës”, e bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon përurimin e librit me tregime “Hipnoza” të shkrimtarit Albin Mehmeti.

Përurimi mbahet të martën (28/06/2022), ora 12:00, në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Libri me tregime është botuar nga Sh. B. “Armagedoni”, Prishtinë.

Proza e shkurtër e Albin Mehmetin është vlerësuar lart nga lexuesit dhe kritikët letrarë, duke e cilësuar autorin në fjalë si një nga zërat më të veçantë e më premtues të gjeneratës së re të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës.

Një nga qëllimet thelbësore të QKE “Sheshi” është promovimi i shkrimtarëve të rinj të vendit tonë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HALIL MATOSHI: NJI ESE PËR POEZINË E XHEVDET BAJRAJT

Lulet, bebet dhe poezitë e Xhevdet Bajrajt e bâjnë jetën të durueshme


(Nji ese për poezinë e Xhevdet Bajrajt – ripostim me sebep, shkuemjen në përjetësi të poetit)

1.
Bota poetike e Bajrajt vibron ndërmjet poetikës emocionale, por me metafora të ngrohta të jugut si Podrimja, e herë na e rikujton Transtromerin dhe pasazhin/peizazhin e tina të ftohtë të veriut.
Mirëpo, në thelb, Bajraj e bân diferencën përmes sarkastikës, për me metë unik në pikëpamjen e tij mbi botën.

2.
Poezia e Xhevdet Bajrajt, këtij gurbetçari modern, âsht e vërtetë dhe e sinqertë. Në të nuk ka shtirje dhe poza mondane, të rrymës… Lexuesi pasionant krejt në fund e kupton se poeti kosovar, e matë vetminë e tij me atë të nji qielli të huej, për me shpërthye: Yeah…I’m driving right to my home!
Ç’është kjo forcë centrifugale, kjo magji që tërheq shpirtnat dhe trupat drejt atdheut si forcë rëndese?

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

.