Pak kohë më parë rikthimin në Tiranë ajo e festonte me muzikë e art në një skenë teatrale, këtë pranverë Justina Aliaj vijon të duartrokitet për shpirtin artistik që ka ruajtur përtej jetës së vështirë.
Një grua artiste e dënuar të mos evokojë atë që mban shpirti, Justina Aliaj i gjen gjithnjë format.
Ndonëse jo në teatër ajo ka bërë bashkë miqtë e zemrës për të kënduar me to melodi që mendja nuk ia braktisi asnjëherë.
Në këtë përvjetor, ajo gëzon për jetën ashtu sikurse ka bërë gjithnjë edhe kur diktatura ia priste ëndrrat, edhe kur si emigrante kërkonte më të mirën për fëmijët, sot të dy artistë në botë. Në këtë përvjetor, Justina Aliaj diti të dhuronte sërish art./a2news.com