
Dashuria për këngët e vjetra shkodrane bëri bashkë gjashtë vite më parë artistët Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, themelues të grupit Shkodra Eletronike, e që u takuan në rrugët e Italisë për t’u rikthyer në qytetin e vendlindjes, ku përzgjodhën këngët e preferuara dhe duke ruajtur elementët autentikë, i risollën në një stil elektronik bashkëkohor, ashtu sikurse “Zjerm”, që i ngjiti në skenën e Festivalit Evropian të Këngës.
Sivjet Shqipëria, e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfundoi e teta në garën evropiane të këngës “Eurovision”. Shqipëria mori 218 pikë, ndërsa prej tyre 173 ishin nga publiku.
Pas përfundimit të Eurovision interesimi për këtë grup çdo ditë e po shtohet.
Ata sonte do të jenë në Obiliq, ku prej orës 20 të performojnë në AMC Hall. Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës.
“Pas ‘Ndeshjes së Yjeve’ një super ngjarje tjetër për Muajin e Çlirimit të Prishtinës. Për herë të parë në Kryeqytet, Shkodra Elektronike”, pohuan nga Komuna e Prishtinës.
ObserverKult
Lexo edhe:






