Nicholas Evans, autori që shkruajti librin më të shitur, “The Horse Whisperer”, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.
Romani i Evans i vitit 1995 “The Horse Whisperer” u shit në 15 milionë kopje në mbarëbotën, duke u bërë bestselleri numër një në 20 vende. Ai është përkthyer në 40 gjuhë dhe është kthyer edhe në film me protagonistë, prodhuar dhe drejtuar nga Robert Redford.
Romani trajton historinë e një vajze të re, e cila plagoset rëndë në një aksident me një kalë, në të cilin vritet shoqja e saj më e mirë dhe plagoset rëndë edhe kafsha. Për ta kuruar, nëna e saj vendos të shkojë në Montana ku jeton “rojtari” Tom Booker, transmeton ‘boldnews.al’.
Romancieri, i cili ishte gjithashtu ishte një krijues dokumentarësh i vlerësuar me çmime, vazhdoi të shkruante romane të tjera më të shitura: “The Loop”, “The Smoke Jumper”, “The Divide dhe The Brave”. I lindur në vitin 1950 në Worcestershire, Evans studioi drejtësi në Universitetin e Oksfordit, i cili fillimisht ishte gazetar duke punuar në “Evening Chronicle” në Newcastle.
Në vitin 2008, Nicholas Evans dhe gruaja e tij, kantautorja Charlotte Gordon Cumming, u sëmurën rëndë pasi hëngrën aksidentalisht kërpudha helmuese gjatë një udhëtimi në malësitë skoceze.
Ai gjithashtu u diagnostikua me kancer malinj të lëkurës gjatë shkrimit të “The Horse Whisperer” në vitin 1994.
Evans la pas Charlotte dhe katër fëmijë: Finlay, Lauren, Max dhe Harry.
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR, PANDI SIKU
Pandi Siku, aktori shqiptar është ndarë nga jeta sot. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Siku ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare në SHBA, aty ku jetonte prej vitit 2001.
Pandi Siku lindi më 28 korrik në vitin 1949 në Tiranë. Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 iu bashkua trupës së Teatrit Popullor…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult