U ula në një fole grerëzash,
një grumbulli bletësh.
Një cep i Riverit dhe Madisonit
ishte pyll, kishte drunj dhe shkurre.
Erdhën bulldozerët. Më pas Dairy Queen.
Tash është një bankë.
Ndoshta endacakët më tërhoqën nga shtëpia ime
deri te blloku buzë pyllit.
Pajisje të rënda, pranë Riverit,
e bëri realitet ëndrrën e një sipërmarrësi.
Buza e pyllit është shpat, në shkurre, ndjesi pickimesh, goditjet e bletëve.
Duke qëndruar në këmbë, tundja duart,
më shpëtoi uji. Isha katër vjeç.
Rita Eliot në oborrin e saj,
çepi i saj duke ujitur lule ose shkurre,
më pa
ndërsa uji ishte afër, një zorrë me currila goxha të fortë
mjaftoi për t’i dëbuar bletët.
A nuk ishte ajo atje…
Më kujtohet një banjë, dua të them hamamelisë dhe ujit.
Disa vite më vonë, djali i saj, Dale,
u zhvendos në Montana si kauboj,
ra nga kali,
dhe dergjej në koma.
Nuk e kisha parë Dalen për një kohë të gjatë,
mjekra e tij me gropëz, lëkurë bojë ulliri,
flokë të verdha të valë-valë, fytyra e tij
më e pastër se ajo e Ritës.
U ula në një tavolinë kuzhine. Në mendjen time
ai ishte i shtrirë në një përroskë, ndërsa ajo nuk mund ta zgjonte.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: