Petrit Ruka: Baladë pensionistësh

Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

Në lagjen tjetër, një kafe e hidhur,
Kushton dhjetë lekë më pak,
Të tre bastunët e tyre drejt saj…
Trak – trak, trak- trak, trak-trak.

Pas tyre unë me qyqet në gjak…

Sa e gjatë kjo rrugë për gjunjët e lodhur,
(Më “i riu” me valvul në zemër,)
Të dobët sa qesja e ilaçeve në xhep
I anon dhe ecja merr shtrembër.

Pas tyre unë me shpirtin në thembër…

Të pestë me rrobat të blera tek “Gabi”
“Republikën” e mbajnë mbi kokë,
Mbi kapelen e tyre qiejtë shqiptarë
Rënkojnë po s’dëgjohen në tokë…

Të pestë të ulur me kafen e lirë
Nga ajo që vjen era baltë,
I thonë sho-shokut do bëhet më mirë,
Se boll vuajtëm. Mjaft!

Pas tyre unë… dhe kafja që pi-
Tri gllënjka me naftë.

Ai që ka radhën sot të paguajë,
Numëron në xhep monedhat me dorë,
Dalin a s’dalin, dreqi e marrtë,
në shpinë i bie borë…

Pas tyre rrak-shtrak,… rrak-shtrak,
poeti i gjorë…

Të lumtur ngrihen …Dhe sot u panë,
Si dihet gjer nesër fatit “pa faj”…
Pas tyre këngën e mykur në grykë
E lidh komb të mos qaj…

Po Atdheu, atdheu, ku është që s`e shoh,
Do jetë shkrehur në vaj?

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

PETRIT RUKA: BESA E KOSTANDINIT

petrit ruka
Petrit Ruka

Ose legjenda e Fjalës së Dhënë

1.
Si kaluan nëntë vjet
Më shumë vdekje se sa jetë,
Kur ra shiu i kuq me borë
Mbi Dodonëz, në Tomor,
Një të diel të shpirtrave,
Zonja Mëmë u ngrit në këmbë,
Siç ngrihet jeta mbi rëngë*
E dha urdhër që t’i mbrehnin
Kuajt e zinj frerë-argjend
Për në tempullin e shenjtë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult