Poezi nga Petrit Ruka
Ti je brinja e thyer që dhemb në çdo frymë,
Kur ndarja rënkon si grua e ve,
Kur shpirti më vaket si uji që prêt
Ta laj të vdekurin e fjetur përdhé….
I vdekuri kush është? -E di, jam vetë,
Po s’dua të zgjohem nga gjumi-lëngatë,
Më mirë kështu, në ëndrrën e shkretë
Që ishe veç shpikje e mendjes së ngratë.
Më kot si kunadhja ikën pa ndjerë,
Dhe vetes i thua: o zot, …pa dhëmbje!
Kot lutesh, se zemra ime e mjerë,
Si delja e humbur blegërin çdo mbrëmje.
Më kot i lutesh ti Zotit për mua,
Ai është i lumtur që ty po të vuaj,
Dhe pret të përsosem në këngët e tua
Pas supit zgjat kokën, … sa herë që shkruaj…
E di që je brinja dhe vetë e ka thyer,
Vetë të tha shko e vetë të tha ik,
Si në një violinë pa hark bën prova me mua,
Rënko, më thotë, bëna muzikë!
ObserverKult
Lexo edhe:
PETRIT RUKA: DASHURIA KA SHIJEN E FORTË TË VDEKJES
ObserverKult