Petrit Ruka: Në jetë do të takosh shumë gra të bukura…

Petrit Ruka

Në jetë do të takosh shumë gra të bukura,
zemra do të të dhembë për secilën, një copë herë,
kështu është e shkruar; gratë të jenë dhembje
trëndafila të shartuara në ferrë.

Po duro, ec më tutje nëpër udhëkryqet e tua
derisa të kalojë një grua që i ngjan nënës tënde.
Nëse të vjen për të qarë
sapo ajo të zhduket tek një kthesë
Kthehu dhe vrapo i shpejtë si një mendje.

Eshtë taksur për ty, je taksur për të,
nuk ka nevojë për fjalë përgjërimi.
Ajo i di përmendësh prej shekujsh, çdo t’i thuash;
pa lindur poezia, as kënga, as shkrimi…