Petrit Sulaj: Nuk mund të bëj pa ty

Kam nevojë për një gjest tëndin sot,
kushdoqoftë.
E një tundje koke që nënkupton:
“E di që je budalla, po nuk mund të bëj pa ty!”,
do ishte vetë lumturia për mua.

Vetëm ti më armatos e më çarmatos me ndjenjë, vetëm ti!
Vetëm ti me çarmatos e më armatos me fjalë, vetëm ti!
Sa herë më ke dërguar letër rekomande në ferr, sa herë!?
Sa herë ke ardhur të më marrësh pas një ore, sa herë?!

Kam nevojë për një gjest tëndin sot,
kushdoqoftë.
Por një tundje koke që nënkupton:
“E di që je budalla, po nuk mund të bëj pa ty!”,
do ishte për mua, lumturia vetë.