Petro Marko: Sa zor është t’i futesh tjetrit në zemër!

valë petro marko

Nga Petro Marko

“Sa zor është t’i futesh tjetrit në zemër, në kokë! Po t’u shkruhej njerëzve në sy e në fytyrë mendimi , shpirti, rruga, puna, qëllimi atëherë bota do të kishte marrë tjetër drejtim…

Po shumë fytyra janë si nata…dhe hajde kupto të lutem, se ç’mbulon dhe ç’fsheh nata!”/ ObserverKult


Lexo edhe:

PETRO MARKO: FATKEQËSI QË SHQIPËRIA U ÇLIRUA E FUNDIT NË BALLKAN…

Nga Petro Marko

“…Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.

Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.

Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.

Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke?

E pse të mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU