Pianistja e njohur tregon si prindërit kuptuan talentin e saj: Ishim 7-vjeçe me motrën binjake dhe nisëm të kërcenim tango

Pianistja e njohur shqiptare, Anita Tartari ka bërë një rrëfim për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate”.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për momentin e parë kur prindërit e saj kuptuan se së bashku me motrën binjake, duhet të merreshin me art.

Anita tregoi se që nga mosha 7-vjeçare, ato nuk u larguan kurrë nga skena deri në ditët e sotme.

“Natyrisht që një fëmijë 7 vjeç është zor të dijë se çfarë do të bëj në jetë. Kështu që janë prindërit ata që përkujdesen dhe ne kemi një çast shumë të bukur në atë moshë.

Unë me motrën që jemi binjake, ngaqë kërcenim dhe këndonim vazhdimisht nëpër shtëpi, prindërit tanë na i dhanë një rrugëzgjidhje këtij pasionit tonë për muzikën. Na blen një radio dhe na e sollën në shtëpi.

Në moment, mamaja e ndez radion dhe ne në mënyrë instiktive filluam të kërcenim. Ishte një tango dhe ne rastësisht kishim atë intuitën muzikore, nuk e di, u kapëm në atë mënyrën muzikore si në tango dhe kërcyem.

Në atë moment, prindërit vendosën që ne të bëheshim artiste dhe vërtetë në moshën 7-vjeçe, na mori mamaja përdore dhe na çoi në Liceun Artistik.

Konkuruam dhe menjëherë na ndan, mua më mori zysh Lali për piano, kurse motrën për violinë profesor Sofokli Paparisto.

Ka qenë një çast shumë i bukur, një moment shumë i bukur fillimi që unë e mbaj mend dhe pastaj ishte rruga e gjatë e gjithë këtij formimi deri më sot.

Në fakt që në 7 vjeç ne na nxorrën në koncertin e fundvitit dhe kjo vazhdoi derisa mbaruam Liceun Artistik.

Ishte një eksperiencë e bukur, sepse ne na dha mundësinë që të dilnim në skenë, që është kaq e domosdoshme, qoftë për artistët e vegjël, qoftë edhe më vonë.

Karriera ime si koncertiste ka qenë në të gjitha zhanret e muzikës, që mund të jap një pianist, kam bërë edhe solo.

Pra edhe solo me orekestër, duo, trio. Diçka që më ka pëlqyer shumë është koncerti me dy piano me studentët e mi”, u shpreh ajo./abcnews

ObserverKult


Lexo edhe:

FRYMËZUESE: PIANISTJA 97-VJEÇARE PUBLIKON ALBUM TË RI (VIDEO)

Pianistja 97-vjeçarja Ruth Slenczynska do të publikojë një album të ri në moshën 97-vjeçare. Kjo pasi që nënshkroi një marrëveshje me labelin diskografik Decca.

Ajo e quajti “të pabesueshëm” këtë projekt. Ruth gjithashtu shtoi: “Kush ka dëgjuar për një pianist të moshës sime që ka bërë një album tjetër?”

Albumi i saj pritet të publikohet më 18 mars.

Koncertet e saj ishin “një përvojë elektrizuese”, shkruante New York Times.

Marrëveshja e saj për albumin e ri tashmë është nënshkruar me kompaninë diskografike Decca.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult