Pianistja e re kosovare, Melisa Ibrahimi, ka zënë vendin e tretë në garën “The Nordic Piano Competition-Northen Lights” për vitin 2021.
Kështu Brahimi ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kategorinë e veprave të kompozitorit F.Liszt.
Këtë e ka bërë të ditur vetë pianistja përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, derisa gjithashtu ka njoftuar se është zgjedhur të jetë në live stream në kanalin “TrueArtTV” në fillim të muajit korrik, transmeton ‘cbc.al’.
Përveç këtyre, çmimi të cilin ka fituar ajo përfshin edhe propozimin nga juria për vazhdimin e karrierës në ndonjë nga universitetet e ndryshme të botës, derisa bëhet e ditur se pjesë e jurisë ka qenë edhe edhe pianisti Tony Yike Yang që ka zënë vendin e pestë në garën “XVII International Chopin Piano Competition” në vitin 2015.
Ani pse e re në moshë, Melisa Ibrahimi deri më tani ka fituar një numër të madh të çmimeve nëpër gara të ndryshme në vendet si: Rusi, Serbi, Gjermani e Britani të Madhe.