Pianistja Lule Elezi shkëlqen me koncert solistik në Poloni

Pianistja e njohur, Lule Elezi, ka mbajtur së fundmi një koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace.

Këtë e ka bërë me dije vet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Belsk Dužy të Polonisë, Wladyslaw Piatkowski, isha e privilegjuar të mbajë koncert solistik në ambientet e hapura të Pallatit Aristokrat Mbretëror, Mala Wies Palace. Para një audience të mrekullueshme kisha përjetime të rralla gjatë momenteve kur performoja në piano, ku gjatë gjithë performancës sime më shoqëronin edhe cicërrimat e zogjëve!”, ka shkruar ajo.

Ajo ka falenderuar të gjithë që kanë kontribuar në krejt këtë organizim, ndërsa është shprehur mirënjohëse edhe për praninë e të gjithëve në këtë koncert.

“Falënderoj Kryetarin e Komunës Wladyslaw Piatkowski, shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi për përkrahjen e pakursyer, përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë në Poloni. Po ashtu dy shoqatat iniciatore të organizimit të koncertit, Poloni- Kosovë me kryetar Haxhi Dulla dhe Poloni- Shqipëri me kryetare Dorota Horodyska”, ka theksuar Elezi.


ObserverKult


Lexo edhe:

PIANISTJA LULE ELEZI SHKËLQEN ME PERFORMANCËN E SAJ NË DITËN KOMBËTARE TË GJERMANISË

Pianistja me renome ndërkombëtare, Lule Elezi ka performuar në Ditën kombëtare të Gjermanisë, në Gjermani.

Manifestimi qendror me moton “Gjermania-Një Atdhe”, u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Bingen on Rhein, Thomas Feser. Pianistja Elezi ka mbajtur një koncert recital me veprat e kompozitorëve të mirënjohur gjerman dhe shqiptarë. Bëhet fjalë për Beethoven, Schumann, Dhomi, etj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult