Pianistja Lule Elezi shkëlqen me performancën e saj në Ditën Kombëtare të Gjermanisë

Pianistja me renome ndërkombëtare, Lule Elezi ka performuar në Ditën kombëtare të Gjermanisë, në Gjermani.

Manifestimi qendror me moton “Gjermania-Një Atdhe”, u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës Bingen on Rhein, Thomas Feser. Pianistja Elezi ka mbajtur një koncert recital me veprat e kompozitorëve të mirënjohur gjerman dhe shqiptarë si Beethoven, Schumann, Dhomi, etj.

Në këtë koncert ishin të pranishëm figura të rëndësishme të jetës politike e kulturore në Gjermani.

Koncerti recital i Elezit u mirëprit me duartrokitje frenetike të të pranishmëve.

Pianistja Lule Elezi së fundmi ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të Evropës, në Kinë, Japoni, Rusi, SHBA, etj./atv

ObserverKult


lasgush

Lexo edhe:

ME ZJARR JU FLAS… ME ZJARR, POEZI NGA LASGUSH PORADECI

Me zjarr ju flas… me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,
Dh’u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas…
Dh’e hap ah! gjirin për një ças…
Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Ahere – helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,
Ay e hap sa me të mund,
Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë
Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…
Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


TI FSHEHTAS QAN, E DASHUR…

Ti fshehtas qan, e dashur…” poezi nga Valeri Brjusov

U ngrys, u err liqeni; ra heshtja përmbi dhé.
Zëmbaku mbylli buzët; kallami u kërrus e fle.

S’dëgjohet ros’ e egër; mbi ujin që dremit
Në qiell priret, çirret dhe ndrit ndonjë nosit.

Dhe barka nanuriset mbi valën që po fle
Dhe drita e zbehtë e hënës mbi valë vjen te ne.

Ti hesht e dashur; un’ hesht e hesht gjithkund,
Besnikë të kësaj nate me hënë e yj pa fund.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult