Në Santander, Spanjë, Qendra Botín e drejton ekspozitën PICASSO IBERO, ku paraqitet ndikimi i artit iberik në punën e piktorit të njohur spanjoll, Pablo Picasso, nëpërmjet më shumë se 200 punimeve të tij.
Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Picasso National Musee në Paris. Një panoramë gjithëpërfshirëse e artistit gjatë viteve (1881-1973), nga periudha e tij proto-kubiste deri në vitet e tij të fundit, është më e theksuar në këtë ekspozitë.
“Kjo është hera e parë që ne kemi eksploruar një periudhë kaq të gjatë të marrëdhënies së Picassos me rrënjët e punës së tij, spanjolle dhe veçanërisht ato andaluziane”, ka thënë Cécile Godefroy, kurator i ekspozitës, transmeton ‘klan kosova’.
Një numër i madh i pjesëve arkeologjike janë mbledhur gjithashtu për të treguar laramanin e artit Iberik, që ishte një burim frymëzimi për Pablo Picasson.
“Ishte një art arkaik i Spanjës protohistorike që Picasso e shpalosi në Muzeun e Luvrit. Kjo pati ndikim të vërtetë tek ai dhe puna e tij, kjo ka ndikuar edhe në transformimin e plotë të artit të tij, nga forma neoklasike në proto-kubizëm” , ka shtuar Roberto Ontanon Pered, kurator i asociuar i ekspozitës.
Ekspozita PICASSO IBERO vazhdon të jetë e hapur deri më 12 shtator, shkruan Euronews.