Poezi nga Pier Paolo Pasolini
Dashuri, imja dashuri,
ku je Dashuri,
në qerpikë, në këmbë
apo në flokë je Dashuri?
Dashuri, dashuria ime,
je Dashuri në gji
atje ku mëndafshi
është një re që ofshan?
Ah, lum thëllëza
që klith nga gazmendi
n’ata sy që s’shohin
Dashurinë që i përndez.
Përkthyen: Aida Baro dhe Edon Qesari
ObserverKult
Lexo edhe:
PASOLINI OSE REFUZIMI I PËRSHTATJES
I bërë publik për herë të parë më 1968, me rastin e shfaqjes së tij ‘Orgji’, ‘Manifesti për një Teatër të Ri’ i Pier Paolo Pasolini ishte botuar vetëm pjesërisht në Francë. Shtëpia botuese ‘Ypsilon’ mundësoi njohjen e tërë veprës së tij.
Nga Oliver Neveux
‘Manifesti’ përshtatet në një situatë që poeti drejton dhe sfidon, pa lejuar që të mbetet peng në aktualitet. Pavarësia pasoliniane e një marrëdhënie polemizuese dhe të lirë me rrethanat: kjo është mënyra se si kineasti do të mohojë tre filma viteve në vijim: Trilogjia e Jetës duke vlerësuar se “sinqeriteti” dhe “nevoja” e tij janë “robëruar dhe manipuluar” nga pushteti integrues dhe shoqëria e konsumit: trupat, erosi, që i përuronte duke i rikuperuar më vonë. Sfida ishte gjithnjë e njëjta: të mos “pranosh të papranueshmen”, të mos përshtatesh.
Kjo vigjilencë ka të bëjë edhe me artin dhe konformizmin mbretërues. Pasolini shumëzon letrat, artikujt, esetë dhe poezitë për ta shprehur. Disa gjinden në ‘Religjionin e kohës sime’, që tallet ose kundërshton me forcë realizmin akademik ose “reaksionin stilistik”. “Nuk do ta gjejë paqen, kurrë”, shkruan Pasolini. “Në mua është tani i mbyllur demoni i tërbimit”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU