Pierin Ndreka: Moj e pashpirt…

Ty hiç nuk po ta ndin
e gjumin bàn nji copet.
E as me u ndalë, nuk ndalesh
me m’pa prej në parmak.
Se mà, me ma dhanë dorën,
t’mundem me dalë prej gropet,
ku syni jot me shtyu,
ti nuk mendon aspak.

Moj e pashpirt.
E din që s’mundem me marrë hak.