“Pikë”, libri më i ri me poezi nga Alketa Gashi Fazliu

alketa gashi fazliu

Shkrimtarja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu ka nxjerrë nga shtypi librin e saj me poezi titulluar “Pikë”.

Pikërisht në ditën e hapjes së Panairit të Librit në Prishtinë, nga Shtëpia botuese “Artini”, ka dalë para lexuesve libri i radhës me poezi, i poetes Alketa Gashi Fazli.

Sipas kritikës, “Pikë” është libër me poezi në të cilin dashuria në të gjitha versionet e saj e mbërthen autoren e cila shkruan zhveshur dhe pa komplekse për drithërimat e shpirtit!

Një mëngjes i bukur ky “PIKË”
Mos u ndalni edhe kur duket se çdo rrethanë po punon kundër jush!
Buzëqeshni edhe kur bota ka ndezur zjarret poshtë këmbëve tuaja!
Bëhuni të fortë në këtë botë miope!
Dashuroni
Buzëqeshni
Jetoni – mos mbijetoni.
P I K Ë
“, shkruan Alketa në profilin e saj në Facebook teksa lajjmëron daljen e librit nga shtypi.

Alketa është gazetare dhe autore e emisionit të librit në RTK si dhe prezantuese, ndërsa poezitë e saja janë përkthyer edhe në anglisht e frëngjisht.

ObserverKult

lexo edhe:

“VDEKJA E OMERIT”, ROMANI MË I RI I SHKRIMTARIT ADIL OLLURI