Piktura “Dhelprat” del në ankand, pritet të arrijë çmim “marramendës”

Një pikturë e ekspresionistit gjerman, Franz Marc pritet të vendosë një rekord të ri botëror për artistin. Ajo do të ofrohet për shitje në një ankand muajin e ardhshëm. Piktura “Dhelprat” me ngjyra të ndezura, të ndërthurura do të jetë në qendër të ankandit të Christie’s në Londër më 1 mars. Piktura vlerësohet të arrijë rreth 35 milionë funta.

“Do të jetë një moment fantastik për botën e artit, sepse pikturat e rëndësishme të Franz Marc janë tepër të rralla. Ai pikturoi vetëm 45 piktura në vitin 1913. Kjo është një kryevepër që është ekspozuar në një muze në Gjermani që nga viti 1962, kështu që është me të vërtetë një moment që disa breza koleksionistësh e kanë pritur”, tha për Reuters presidenti i Christie’s, ndërsa vepra e artit u ekspozua në Londër, transmeton ‘rtklive’.

Piktura iu rikthye familjes vitin e kaluar pas një procesi të gjatë. Ata kishin marrë tashmë vendimin që kur ta merrnin përsëri, të dilte në treg që koleksionisti tjetër i madh të kishte mundësinë ta zotëronte atë. “The Foxes” (Dhelprat) do të shfaqet gjithashtu në Nju Jork dhe Hong Kong gjatë muajit shkurt.

ObserverKult

________________________

Lexo edhe:

“DARKA E FUNDIT”, PIKTURA QË FSHEH BRENDA VETES SHUMË MISTERE

Ashtu si shumë prej veprave të gjeniut Leonardo da Vinçi, ”Darka e fundit”, gjithashtu fsheh mistere ende të pazgjidhura.

Në atë që konsiderohet si piktura simbolike e Rilindjes italiane, personazhet nuk janë të identifikueshëm, por ka edhe detaje të pashpjegueshme dhe “shqetësuese“.

Përpara atij që zakonisht identifikohet si Pjetri, ka një krah sesa një thikë.

Problemi është se krahu është shumë i gjatë, për të qenë i apostullit me mjekër dhe përveç kësaj, është në një pozicion të çuditshëm.

Si ka mundësi që Leonardo, kaq i vëmendshëm në çdo detaj, të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult