Piktura e famshme e Picassos del në ankand pritet të shitet për këtë shumë marramendëse

Piktura e njohur e Pablo Piccasos “Femme à la montre”, portreti i muzës së tij dhe të dashurës, Marie-Thérèse Walter, do të shfaqet në Londër për herë të parë para se të dalë në ankand nga Sotheby’s New York në muajin e ardhshëm.

Piktura me vaj në kanavacë është pjesë e ekspozitës “Koleksioni i Emily Fisher Landau: Një epokë e përcaktuar”, e cila do të ekspozohet në “Sotheby’s” nga 7 tetori deri të mërkurën më 11 tetor.

Si një “kryevepër” dhe një blerje “trofe”, portreti përcaktoi koleksionin e patrones së ndjerë dhe koleksionistes së artit amerikan Emily Fisher Landau, e cila vdiq në fillim të këtij viti.

“Femme à la montre” është pikturuar në vitin 1932 një periudhë kyçe në jetën personale dhe profesionale të Picassos.

“Femme à la montre” ka një vlerësim mbi 120 milionë dollarë dhe pritet të tërheqë interes ndërkombëtar.

Ndryshe, kjo vepër u shfaq në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kong përpara zbulimit të tij në Londër dhe do të udhëtojë në Paris, Taipei dhe Los Angeles përpara ankandit më 8 nëntor./ spearswms

ObserverKult


Lexo edhe:

PICASO: MË KANË AKUZUAR SE KAM KRYER SHUMË MËKATE

E kam të vështirë ta kuptoj rëndësinë që i jepet fjalës “kërkim“ në lidhje me pikturën moderne.

Simbas meje, në pikturë, kërkim nuk do të thotë asgjë. Të gjesh: ky është problemi. Askujt nuk mund t‘i zgjojë kureshtje një njeri që vështron ngultazi përtokë.

Kjo duke kërkuar kuletën që rastësia mund ta ketë hedhur në rrugë. Kush gjen diçka, nuk ka rëndësi se çfarë, edhe nëse kërkimi i asaj gjëje s’ishte qëllimi i tij. Ai po që na zgjon kureshtjen, pse jo dhe admirimin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult