Tabloja e shekullit XVII, e skulptorit italian Le Bernin, u shit në një ankand në Francë, në vlerën 1.9 milionë euro – një rekord botëror ky, për një pikturë të artistit, sipas shtëpisë së shitjeve.
Dalë në ankand me 30000-50000 euro në Compiegne, në veri të Francës, vepra e realizuar në vitet 1630-1640, u vlerësua në fund, me 1,3 milionë euro. Kjo gjatë shitjes së organizuar nga shtëpia e ankandeve “Acteon”, për një çmim total prej 1937500 eurosh.
Identiteti i blerësit nuk u zbulua
“Ra rekordi botëror, për një pikturë nga Bernin më 2014. Për një vepër të shitur 139000 euro. Jemi shumë të lumtur, për rolin tonë si zbulues të kësaj vepre arti”,– ishte reagimi nga Dominique Le Coënt.
“Identiteti i blerësit, që ishte i pranishëm, nuk u zbulua. Por bëhet fjalë për një anglo-sakson”, – theksoi Le Coënt. Sipas tij, vepra do të largohet nga Franca.
Kjo pikturë përfaqëson një njeri të ulur në natyrë. Është një ekspresion tipik i artit barok dhe i gjeniut, Bernin”, – shtoi ai./(konica.al)