Piktura e humbur për 9 dekada gjendet falë filmit “Stuarti i vogël”

Filmi “Stuarti i vogël” i vitit 1999, që është bazuar në novelën me të njëjtin emër nga E. B. White, dhe me regji të Rob Minkoff ka ndihmuar mjaft shumë artin.

Në njërën nga skenat që xhirohet në dhomën kryesore të familjes, mbi oxhak është një pikturë, e cila është cilësuar si e humbur për 9 dekada.

“Sleeping Lady with Black Vase” (“Gruaja e fjetur me vazo të zezë”) nga artisti Robert Bereny quhet piktura që është parë për herë të fundit në vitin 1920, para se të gjendet.

Gergely Barki një historian arti i galerisë nacionale të Budapestit në Hungari, e vërejti pikturën, derisa ishte duke shikuar televizor me vajzën e tij, në vitin 2009.

Edhe pse Barki e kishte parë pikturën vetëm një herë në një fotografi bardh e zi  të një ekspozite të vitit 1928, e vërejti si një studiues i mirë i artit, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë u dërgoi dhjetëra email-a stafit, në Sony Pictures dhe Columbia Pictures, ku vetëm pas dy viteve mori përgjigje nga një dizajnere e setit.

Dizajnera i kishte treguar se piktura është në e varur në murin e saj.

Ajo e kishte gjetur atë në një shitore me gjëra antike në Pasadena të Kalifornisë, duke e parë se piktura elegante avantgarde ishte perfekte për Stuartin e Vogël, dhe kishte paguar vetëm 500 dollarë për të.

Duke mos e ditur vlerën e pikturës, dizajnerja e kishte mbajtur në dhomën e saj për gati një dekadë.

Pasi u kthye në Budapest, piktura u shit për 229.500 euro.

Piktura “Sleeping Lady with Black Vase”, është një portret art deco i Etas, e cila ishte gruaja e dytë e piktorit Bereny.

Sipas historianit Barki, blerësi i pikturës në ekzpozitën e vitit 1928 mund të kishte qenë hebre, dhe ka lënë Hungarinë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, duke e marrë pikturën me vete.

LEXO EDHE: Filmi “Ombrella” shpallet “Best Film for 2021” në Redding Shorts Fest