Kjo pikturë është vepër e Pablo Pikasos. U ble për 2 milion franga. Mjaftoi një solidaritet artistik Zvicër mes njerëzve të ndryshëm disa vjet më parë, që kjo kryevepër e artit botëror të mos blihej nga një milioner koleksionist, por nga 25000 persona, artdashës dhe njerëz të zakonshëm.
Kështu pas publikimit të një ankandi, “QOQA”, një shoqatë arti, organizoi një fushatë në “Facebook” ku ftonte secilin nga anëtarët e saj, por dhe njerëz të tjerë, të blinin së bashku pikturën, kundrejt 40 mijë aksioneve me vetëm 51 dollarë për person. Dhe qëlloi drejt e në shenjë: Vepra e Pikasos e vitit 1968, “The Mousquetaire Buste”, u bë pronë e plot 25.000 personave.
Më pas, tabloja u ekspozua në Muzeun e Artit Modern të Gjenevës, ku ndanë saj, në një monitor, mund të lexosh dhe emrat e secilit prej pronarëve. Sakaq, në Zvicër, blerjet kolektive të veprave të artit kanë ndodhur edhe më parë.
Sërish për Pikason, në vitet ’70-të të shekullit të kaluar, këshilli bashkiak i qytetit të Bazelit, miratoi rritjen e taksave pas një propozimi të komunitetit, për të mbledhur një shumë prej miliona frangash për të blerë 2 piktura të tij. Për këtë gjest, Pikaso që ishte ende gjallë, i dhuroi qytetit një sërë veprash të tjera në shenjë mirënjohjeje.
ObserverKult
Lexo edhe: