Piktura e sulltaneshës Hürrem shitet me çmimin marramendës

Së fundmi një pikturë e sulltaneshës Hürrem është shitur në një ankand në Londër për 126.000 sterlina.

Piktura ishte pjesë e një ankandi nga “Sotheby’s”,  të quajtur “Artet e Botës Islame dhe Indisë”. Në ankand, vepra kishte çmimin fillestar prej 70.000 sterlina, ndërsa pastaj mori një çmim prej 100.000 sterlina. 

Me origjinë nga ajo që tani është Ukraina perëndimore, Roxelana hyri në haremin e Sulltan Sulejmanit dhe shpejt u bë e preferuara. E Hurrem arriti pushtetin dhe ndikoi në politikën e Perandorisë Osmane përmes burrit të saj, duke luajtur një rol aktiv në punët e Perandorisë, transmeton ‘lapsi.al’.

Ajo veproi si këshilltarja kryesore e Sulltanit, korrespondoi për çështjet shtetërore me mbretin Sigismund II Augustus të Polonisë (r. 1548-1572). Dhe patronizoi vepra të mëdha publike (që përfshinin Kompleksin e Haseki Sultan dhe Hurrem Sultan Bathhaus).

Ajo vdiq në 1558 në Stamboll dhe u varros në një mauzole brenda kompleksit të Xhamisë Süleymaniye.

——————————————————

LEXO EDHE: KUSH ISHTE SULEJMANI I MADHËRISHËM?

Agimi i 29 gushtit 1526 ndriçon trupat e vendosura përballë njëra-tjetrës në fushën e Mohács, Hungaria. Në njërën anë hungarezët, me 25.000 burra dhe 85 topa. Në anën tjetër, osmanët, me 60 mijë burra dhe 160 topa.

Mbreti i krishterë Luigji II nuk është shumë i shqetësuar, sepse e di që në ndihmë po i vijnë përforcime pej Bohemianëve, kroatëve dhe nga Transilvania. Kështu që lejon kalorësinë e tij të galopojë drejt kundërshtarëve. Por diçka shkon keq, dhe ndërsa përforcimet vonojnë të vijnë, armiku kundërsulmon.

Brenda një kohe të shkurtër, ushtria hungareze shpërbëhet, dhe vetë Luigji bie në fushëbetejë. Teksa përpiqet të shpëtojë kokën. Bashkë me të vdesin 20 000 ushtarë dhe shumica e fisnikërisë hungareze. Humbja i jep Perandorisë Osmane. E cila synon të pushtojë Europën, Hungarinë Qendrore dhe Transilvaninë.

Fituesi i betejës Mohács dhe njeriu në gjendje të konceptonte këtë fushatë madhështore e të tmerrshme njëkohësisht. Është i destinuar të mbetet përgjithmonë në histori: Sulejmani i Madhërishëm.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU