Piktura më e madhe në botë shitet për 62 milionë dollarë

E konfirmuar nga Rekordet Botërore Guinness si piktura më e madhe në botë, “The Journey of Humanity” , u shit për 62 milionë dollarë, duke e vendosur atë në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1.595.76 metra katrorë dhe u shit në një ankand në Dubai.

Piktura “The Journey of Humanity” është e ndarë në 70 korniza. Të cilat u blenë nga Andre Abdoune, një shtetas francez me banim në Dubai.

Të gjitha paratë shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët

Shuma e fituar ishte dyfishi i pritshmërive të shtëpisë ankandit. Dhe të gjitha paratë shkuan për bamirësi për të ndihmuar fëmijët.

“Piktura ishte shumë e fuqishme, dhe, për mua, do të kishte qenë një gabim të ndaja copëzat”, u shpreh Abdoune për ‘Agence France-Presse’. Abdoune drejton një biznes kripto-valutash.

Ndërkohë artisti bashkëkohor shpreson që puna e tij të shkaktojë një lëvizje humanitare. Pasi në pikturën e Jafrit u përfshinë edhe punime të fëmijëve nga 140 vende./rtklive

LEXO EDHE: “Larja e rrobave në lumin Osum”, piktura e njohur e Moritz Bauernfield