Mistere dhe sekrete: Sa pak dimë për piramidat!

piramidat
Foto ilustrim

Me dhomat e tyre të fshehta, piramidat e Gizës kanë ende për të zbuluar të gjitha sekretet e tyre – si është e mundur kjo?

“Më në fund kemi bërë një zbulim të mrekullueshëm në Luginë. Një varr madhështor me vula të paprekura, si një lloj ftese për ardhjen tuaj”- shkruante Hauard Karter në një mesazh të shkruar me ngut për Xhorxh Herbertin. E inkuronte këtë të fundit t’i bashkohej në atë ekspeditë.

Qe viti 1922, dhe Karteri kishte ngecur në varrin e ruajtur në mënyrë të përsosur të faraonit egjiptian Tutankhamun. Zbulimi i thesareve të mbretit Tut, u bë menjëherë një sensacion në mbarë botën. Edhe pse çudia ishte se Tutankhamuni nuk qe vetë i varrosur në piramidë. Njohuria se faraonët e tjerë ndodheshin aty, bëri që shumëkush të pyeste veten se çfarë dhomash të pazbuluara mund të gjendeshin brenda strukturave të mëdha.

Por, pavarësisht nga fakti se ata kanë qenë në shkretëtirë për mijëravjeçarë, ne ende nuk dimë shumë mbi brendinë e piramidave.

Kohët më parë, politikani amerikan Ben Karson dha teorinë se piramidat janë përdorur kryesisht për ruajtjen e grurit.

Pse misteret e piramidave dhe teoritë alternative vazhdojnë edhe sot? Dhe pse nuk i kemi hulumtuar ato plotësisht?

Piramidat janë struktura të një rëndësie arkeologjike të jashtëzakonshme. Në fakt, ato janë tejet të rëndësishme per shume arsye qe nga dizenjimi kompleks i hieroglifeve dhe objekteve të gjetura brenda tyre. Çdo sugjerim i hyrjes me forcë tek tunelet apo dhomat e brendshme shihet si i papërshtatshëm dhe i papërgjegjshëm.

Praktika moderne arkeologjike merret me “garantimin që ne nuk jemi duke dëmtuar trashëgiminë”- shpjegon Elis Stivenson në Muzeun e Arkeologjisë Egjiptiane në Londër. “CyArk” flloi të ruajë në formatin dixhital mbi 500 site të trashëgimisë botërore. Nga Porta e Brandenburgut tek Zigurat i Urit në Irak, nisi duke përdorur lazera jo-invazivë.

Teknologjia e tyre do të kapë imazhet në 3D, pa nevojën e prekjes së tyre. Por Stivenson thotë gjithashtu se kundër-teoritë në lidhje me piramidat si hambarë të mëdhej nuk janë të dobishme.

“Arkeologët kanë gjetur në fakt kapanone të grumbullimit të grurit në Egjipt. Ato janë të mirënjohura për ne, dhe nuk duken aspak si piramida”- thotë ajo. Edhe zyrtarët egjiptianë reaguan kohët e fundit për të hedhur poshtë idetë e Karsonit.

Por kjo lë ende të hapur çështjen e asaj që dimë mbi brendinë e piramidave. Marrim Piramidën e Madhe në Giza. E ndërtuar më shumë se 3000 vjet më parë, nga më shumë se 2 milionë blloqe prej guri, më e madhja në botë. Ka nje lartësi prej 139 metrash.

Ajo është një ndërtesë e madhe. Por ne kemi qasje në pak dhoma brenda saj. Psh ne galerine e madhe dhe dhomat e mbretit e mbretëreshës. Kjo ndoshta ka ngritur më shumë pyetje se përgjigje. Temperaturat më të larta mbi gurë të caktuar, jane zbuluar gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Ato mund të jenë një tregues i dëmtimit të tuneleve ku janë të prane rrymat e ajrit.

Shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt kanë nën urdhra të e rrepta për të mos kryer gërmime invazive. Sido që të jetë, “National Geographic” njofton se autoritetet egjiptiane janë tanimë të interesuara tek ideja e marketingut të qasjes turistike tek çdo dhomë e re që mund të zbulohet.

Stivenson thotë se e kupton pse mund të ketë interes tek kjo ide. “Mendoj se është e rëndësishme për turizmin egjiptian. Kuptoj se ata do të duan të krijojnë sa më shumë mundësi për të reklamuar mrekullitë e botës së lashtë”.

Teknologjitë e skanimit dhe të sensorëve, ka të ngjarë të jenë mjetet kryesore për hetuesit e piramidave në vitet që do të vijnë. Analizat me rreze infra të kuqe nga satelitët që sillen në orbitë rreth tokës ndihmuan edhe në zbulimin e piramidave të varrosura. Ekzistojnë shumë shembuj se si teknologji të tilla mund të rrisin të kuptuarit tonë mbi këto struktura enigmatike, transmeton ‘bota.al’.

Por ne ndërkohë mund të ndihmohemi edhe nga robotët. Një dhomë në Piramidën e Madhe që nuk është arritshme nga njerëzit, u vëzhgua 4 vjet më parë nga një makineri. Një tunel i vogël dhe i çuditshëm, të çon nga dhoma e mbretëreshës në një zonë tjetër pa dalje. Ai ka qenë i njohur që nga viti 2002. Një robot u përdor për të shpuar përmes një guri një “derë”, dhe filmoi atë që ndodhej pas saj. Por imazhet nuk treguan shumë.

Në vitin 2011, u dërgua një pajisje më fleksibël, e cila filmoi hieroglife misterioze të kuqe, që nuk qenë parë nga sytë e njeriut për mijëra vjet. Edhe kjo ekspeditë e teknologjisë së lartë dha vetëm  disa grimca të asaj që ndodhet në atë dhomë të Piramidës së Madhe. Deri kur provat shkencore mund të na ndriçojnë, do të mbetet errësirë se çfarë mund të kenë dhomat e tjera brenda piramidave të Egjiptit.

Për Stivenson, ndjenja e misterit është diçka me të cilën ne kemi jetuar prej një kohë të gjatë.

Në fakt, kjo është pjesë e marrëdhënies sonë kulturore me piramidat për qindra vjet. “Ato kanë qenë një burim i çudisë për shumë shekuj me radhë”- thotë ajo.

“Unë mendoj se kjo është natyra e monumenteve – ato kapërcejnë kaq shumë breza”.

ObserverKult


Lexo edhe:

Misteri: Ku mbeti shtresa fillestare e Piramidave të Egjiptit?

ObserverKult