Pirro Çako: Letër dashurie (teksti dhe kënga)

Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë dhe këtë e arriti me shumë sukses.

Deri tani ka krijuar shumë hit-këngë, në mesin e të cilave edhe ajo e titulluar “Letër dashurie”.

Tekstin e kësaj këngë e ka shkruar: Teodor Keko, kur muzikën e ka bërë Pirro Çako. Më këtë këngë Pirro ishte pjesëmarrës në Festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2004.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këtë krijim të interpretuar mjeshtrisht nga Çako.

Nën një hënë amerikane,
Befas ti seç m’u ringjalle
Ironike, delikate,
Sydremitur si një mace.

Qetësisht e pyeta veten:
Pse vazhdon ta dashurosh
Që të shtosh vetminë, braktisjen?
Ti ne djall të shkosh!

Mua s’më dehu dashuria
Por një kokteil që piva kot
Brenda gotës mbytet vetmia
Dhe unë gotën s’e thyej dot.

Me vonesë aty kuptova
Se ne djall ti s’kishe shkuar
Ishe ulur me cigare
Zemrës sime hidhje valle.

Ndaj nga kontinenti tjetër
Në mesnatë
Me dhimbje shkrova
Katër vargje poezie mbi këtë letër:

Mua s’më dehu dashuria
Por një kokteil qe piva kot!
Brenda gotës mbytet vetmia
Dhe unë gotën s’e thyej dot.

Për herë të parë e pashë se dashuria,
kjo fatkeqësi mbretërore nuk vjen vetëm.
Ndaj të lutem, kthema zemrën!
Por asnjëherë këto vargje s’t’i dërgova
Një tjetër shans të fundit të afrova
“Unë të dua!” Ty…

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————————————————————————————-

LEXO EDHE:

Pirro Çako: Ndërmend e kam të të dua prapë… (teksti dhe kënga)