Pirro Çako &Redon Makashi: Me shpresë kot më mban (teksti dhe kënga)
Unë për ty i brodha rrugët pafund në Tiranë, kujt t’ia fal t’i përkëdheljet dhe puthjet këtë natë, Dalëngadalë po shuhen dritat në bulevard Shirat nisen prapë Zogjtë po ikin dhe unë mbeta si një endacak.
Sa çudi kur ti më thua në zemër të kam, unë e ndjej ti e bënë enkas me shpresë kot më mban dhe pastaj sërish largohesh dhe sytë më humbë, mallin të ma shtosh po aty mbyllem thellë në vete qytetit s’dal dot.
Mos na bëj aq shumë të vuaj hape zemrën dhe na thuaj cilin do më shumë nga ne me brengën e shpirtit mos na le falja njërit dashurinë kurse tjetrit dëshpërimin dhimbjen kush nuk e provoi zemra ime në këtë botë.
Humbëm ne që s’po të shohim dhe blirët janë tharë jo nuk varen bulevardet, aty rreshtin qajnë, I mungon ti këtij qyteti në çdo skaj dhe çdo sekond hyri dimri përsëri dhe zemrat u ftohën.
Falja njërit dashurinë kurse tjetrit dëshpërimin dhimbjen kush nuk e provoi zemra ime në këtë botë.