Pjerin Ashiku: Lulet e majit (teksti dhe kënga)

Lulet e majit

Një ditë t’bukur maji ty t’hetova,
mshehë ndër gema t’shpeshta tek nji lule.
Plot me andje n’zemër të kundrova,
deri sa nji ditë n’dorë mu pëkule.

Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.
Nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

Ishe ti ma e mira ndër të tjera,
lule ‘ bukur, e vogël plot ngjyra.
Pse fletë tueja lule’ i treti era,
pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra?

Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.
Nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

Do t’kujtoj përherë moj lule e vyshkun,
ndon’se gjindem larg tashma prej teje.
Veç për ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun,
pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje.

Por tashma je vyshkë për mue s’ke vlerë,
fletë e tueja per mue ma s’kan’ erë.
Nuk je lulja e bukur e ditës majit,
por je lulja n’zemër time’ e vajit.

ObserverKult

*

Pjerin Ashiku është një emër mes qindra konstelacionesh krenarie, të cilat përbëjnë gjenezën e postulatit të gjithkohshëm, “Shkodra, djepi i kulturës”.

—————————————————–

Kliko edhe:

MARIZA IKONOMI: PIANO E VJETËR (TEKSTI DHE KËNGA)