Pjerin Ndreka: Ku iku vajza që dashunova

Unë nuk e dita
që ti do t’vije bashkë me borën,
ashtu e hollë,
ashtu e bardhë,
pluhun florini i ramë prej qiellës.
Njisoj e ftoftë.
I paraprive me t’i mblue gjurmët
bashkë me hanën që e theve dysh.
Ku iku vajza që dashunova?!
Ku iku, ku?!
E qiella, ku?!
U zgjova trembshëm
prej andrrës s’bukur t’nji nate pa borë.

ObserverKult


Lexo edhe:

PJERIN NDREKA: JETA ASHT E JEMJA