Pjerin Ndreka: Mos lyp lumin që na ndan

Mos lyp lumin që na ndan
tu pasë urën që na lidh
se i thonë punë e pa grat;
Si me kenë tu mihë në ujë.
Friga asht mësuese e keqe.

T’lutem El’da hap sirtarët,
merri n’dorë lapsat shumngjyrshe.
Shife botën n’teh të tyne;
Ke me njoftë mue edhe vedin.
Si mendon se ta vras shpirtin
me dashni e zemër n’shplakë?!

S’ke pse bjen pre e zhgënjimit
dhe e t’rrahunave t’para;
Lene zemrën t’rrahin prap’.
S’kanë faj lulet e pranverës,
që po e lyp borën në prill.
Pak t’u dukën ditët e plakës?!