Rrënojat spektakolare të qytetit antik Cyrene që i mbijetuan revolucionit të Libisë në 2011 dhe një dekade pasuese të paligjshmërisë, sot përballen me kërcënime të reja: plaçkitje dhe buldozerë.
“Qyteti i Cyrene (Kirenës) ka qenë shënjestër e shkatërrimit dhe veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit, pas revolucionit të 17 Shkurtit. Për shembull, mbishkrimet në rrënoja dhe në shpella. Mbeturinat e lëna nga turistët dhe gërmime sporadike në vendet arkeologjike që janë vërtet shqetësuese”, u shpreh Ismail Dakhil, zyrtar në departamentin e Muzeve të Libisë.
Ndërsa kuratori Adel Abu Fejra tha se “njerëzit ndajnë tokën e tyre në parcela banimi për shitje, për shkak të fitimit nga kërkimet. E gjithë kjo bëhet në kurriz të rrënojave arkeologjike.”
Pavarësisht ligjeve për të mbrojtur vendet arkeologjike, ato kanë mangësi ndaj eksperët kërkojnë krijimin e një Këshilli të Lartë për Antikitetet.”
Ditët e fundit vetëm një pjesë e vogël e turistëve përfitojnë nga armëpushimi mujor i vendit të Afrikës Veriore për të vizituar tempullin e Zeusit. Të vendosur afër skajit lindor të brigjeve të Libisë./oranews