Plaka n’stan para kohe

Nga cikli: 60 legjenda t’rrëfyeme… 

Petrit Palushi

Kish kapërcye midisi i Marsit.
Ftohtë.
Nji i ftohtë i keq, përvëlim, sa edhe qeni s’dilte jashtë me lehë.
Nji plake i krisi mendja me dalë n’stan.
Mori pesë dele me veti, shtrungen dhe u nis.
Delet para e plaka mbrapa.
E kish mbështjellë kryet me tri shamija t’bardha e s’ndjente t’ftohtë.
Po a ndalej i ftohti?
Marsi e pa plakën me dele tue u ngjitë nëpër bjeshkë me shkue te stani e u idhnue.
Iu drejtue Shkurtit:

“Vlla, o vlla,
a m’i jep
tri ditë hua
t’a ngrij plakën
me çka ka!”.

Shkurti e ndigjoi Marsin e si mos me e ndigjue!
Ishin vllazën e shkojshin mirë ndërveti.
Bjeshkën e kapi ngrija.
Kish borë e borë nëpër vend.
Lëkura e borës u ngjit e u ngjit për toke.
Plaka u ngri e u ba dru krejt.
Edhe delet u ngrinë e mbetën si trungje lisash.
Si trungje t’veshme me akull t’zi.
Shtrungia u ngri e u ba gur.
Qysh at’here gurit i mbeti emni Guri Shtrungë.

ObserverKult