Platoni: Ti shikon yjet, o ylli im, por unë do të doja të isha qielli, që të shikoja ty me mijëra sy…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Platonit:

Një nga ndëshkimet që të pret nëse nuk merresh me politikë, është se do të qeverisesh nga njerëz të pamoralshëm.

Njerëzit e dënojnë padrejtësinë jo ngaqë nuk duan të kryejnë të tilla, por ngaqë kanë frikë se do të jenë viktima.

Ti shikon yjet, o ylli im, por unë do të doja të isha qielli, që të shikoja ty me mijëra sy.

Kur dashuria i prekë, të gjithë bëhen poetë.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

Njeriu është një dykëmbësh pa pupla.

Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

Habia është pjesë e natyrës së filozofit, pasi filozofia lind nga habia.

Kurajoja është të dish se çfarë mos të kesh frikë.

Të mençurit flasin sepse kanë diçka për të thënë; budallenjtë flasin sepse duhet të thonë diçka.

ObserverKult


Lexo edhe:

PLATONI: DO T’JU TREGOJ DIÇKA QË MË THA PËR DASHURINË NJË GRUA…

Platoni lindi rreth vitit 427 p.e.s dhe vdiq në vitin 347 p.e.s. Ishte i biri i Aristonit dhe Periktionisës, kishte dy vëllezër, Glaykonin dhe Adeimanton. Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles por më vonë e quajtën Platoni sepse kishte “gjoks dhe ballë të gjerë”.  

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh (399 para erës sonë).

Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet iu përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

PLATONI MBI PLEQËRINË: E DURUESHME PËR MENDJET E SHËNDOSHA, PËR TJERËT-E MALLKUAR