Java Kulturore e Kombeve të Bashkuara solli në sheshin “Skënderbej” të Tiranës performanca dhe një koncert që patën në fokus traditën e shqiptarëve e përçuar nga të moçmit dhe të kultivuar nga të rinjtë shqiptarë, deri edhe të huajt.
Të rinjtë e Ansamblit Folklorik “Shqiponja” të drejtuar nga koreografja Aida Gjini, çelën performancat, premtues për të kultivuar e çuar para trashëgiminë. Mes tyre janë motrat Dasara dhe Kaltra që prej një viti janë pjesë e Ansamblit.
Të pranishmit rrëmbehen nga ritmet e muzikës krutane, të sjellë në skenën e improvizuar nga grupi 66-vjeçar i “Pleqëve të Krujës”.
“Ne jemi 14 veta bashkë me orkestrën dhe drejtorin artistik Mehmet Llubani, falë të cilin grupi vijon të performojë ende sot”, shprehet artisti Mehdi Dana.
Mehdi Dana dhe Avni Goga janë dy prej tyre, që e kanë përcjellë merakun e etërve të tyre, për ta mbajtur grupin në jetë.
“Fillimisht, në themelimin e grupit të ‘Pleqve të Krujës’ në vitin 1957 kam pasur babain, xhaxhain dhe vëllain tim të parë. Ky i fundit iku në Amerikë dhe ma la porosi ta zëvendësoja”, shton më tej .
“Babai im është Ali Goga një nga krijuesit kryesorë violinistë dhe një nga krijuesit kryesorë të grupit të pleqve”, tregon Avni Goga, që edhe luan në dajre.
Tregojnë se performojnë jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë saj…
“Performojnë në të gjitha trevat dhe festivalet folklorike dhe në Festivalin e Gjirkostrës, nga viti 1973 deri në vitet e fundit”, thonë Goga.
Ndonëse këndojnë dhe këngë të trevave të tjera, janë munduar t’i qëndrojnë besnikë këngëve të traditës krutane.
“Repertori kryesisht është i tabanit dhe i qytetit tonë, por ka evoluar me kohën dhe janë bërë dhe ndryshime”, shton artisti.
I prezantojnë ato kudo shkojnë me veshjet tipike krutane dhe instrumentet e trashëguara nga familja e të punuara po nga ato. Avni Goga tregon se jo vetëm kostumi por edhe kjo dajre me të cilën performon është trashëgimi e familjes.
“E kam përmirësuar dhe vetë. Dhe ja me të performoj, me këto pjesë të traditës krutane, mbajmë traditën gjallë”. – tha Goga.
Tradita shqiptare në këtë ngjarje kulturore të mbështetur nga Bashkia Tiranë, UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit) dhe UNHCR (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë) u shpalos edhe përmes artistëve të rinj refugjatë, që krahas performancave në kërcim interpretuan poezi, këngë e shfaqje teatrale në gjuhën shqipe./shqiptarja.com
ObserverKult
250 VITE LARG SHQIPËRISË/ VAZHDON TË RUAJË TRADITAT DHE GJUHËN SHQIPE NË MOLDAVI
Një hartë e Shqipërisë është e vendosur në hyrje të një restoranti në Chişinău në Moldavi.
Nuk është rastësisht aty. Gjergji, ka jetuar gjithë jetën e tij në Moldavi, por siç mund ta kuptoni dhe emri, është me origjinë shqiptare. Ai tregon se kanë kaluar 250 vite, qëkur paraardhësit e tij u larguan nga Shqipëria.
“Jam shqiptar, ne themi që gjaku nuk bëhet ujë. Apo jo? Jam shqiptar, patriot i Shqipërisë, jam krenar që jam shqiptar,” – u shpreh Gjergji.
Ai vazhdon të jetë “fanatik” i origjinës së tij. Duke mos dashur të humbasë asnjë gjurmë nga traditat e vendit të tij, ka ndërtuar një restorant shqiptar në kryeqytetin moldav.
“Kam një ide. Dua që veshjet tradicionale shqiptare me manekin t’i vendos këtu në anë,” – tregoi ai.
“Moldavët thonë sa mirë, pëlqejnë kuzhinën shqiptare, ushqimet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, kënaqen kur vijnë këtu në lokal,” – shtoi Gjergji.
Dashuria për vendin e tij, është si vera. Sa më shumë të qëndrojë larg Shqipërisë, aq më shumë shtohet malli për të.
“Çdo vit pushimet i bëj në Shqipëri. Shëngjin, Sarandë, Vlora, Durrësi, gjithë bregdetin, familja çdo vit më pyesin dhe u them do ikim në Shqipëri. Këtë vit do shkojmë në Vlorë dhe në Shëngjin,” – u shpreh Gjergji.
Ai ka krijuar familjen e tij në Moldavi. Dëshira për t’i mësuar shqipen fëmijëve është e madhe.
“Kanë mësuar shumë pak, dinë anglisht dhe më thonë ‘babi na lër se flasim anglisht, s’ka problem’. Unë dua të mësojnë shqip,” – tregoi Gjergji.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FERNANDO PESSOA: LETRAT E DASHURISË
Të gjitha letrat e dashurisë
Janë qesharake.
Nuk do të kishin qenë dashurie, po të mos ishin
Qesharake.
Edhe unë kam shkruar në vaktin tim letra dashurie,
Dhe ato ishin, si të gjithë të tjerëve,
Qesharake.
Letrat e dashurisë, nëse dashuron,
Duhet të jenë
Qesharake.
Mirëpo, në thelb,
Vetëm njerëzit,
Që nuk kanë shkruar kurrë letra dashurie,
Janë menjëmend
Qesharakë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult