Po bëhej gati për serialin e ri, gjendet e vdekur aktorja e njohur

Aktorja dhe modelja e njohur koreano-jugore, Jung Chae-yul, është gjetur e vdekur në banesën e saj në moshën 26-vjeçare.

Trupi i pajetë i Jung Chae-yul u gjet nga familjarët e saj ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Aktorja Jung u bë e njohur për rolin e saj në serialin (aksion) ‘Zombie Detective’ si dhe ka luajtur në filmat e tjerë ‘I Have Not Done My Best’ dhe ‘Deep’.

Ajo sapo kishte nënshkruar një kontratë të re dhe do të luante në serialin e shumëpritur korean ‘Wedding Impossible’./a2news.com

ObserverKult

———————————–

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA MUZIKANTI I NJOHUR, VALTER DESHPALI

Në moshën 76-vjeçare, ka vdekur mjeshtri i violonçelit dhe profesori i Akademisë së Muzikës në Zagreb, Valter Deshpali.

Lajmin e bëri publik portali i Shoqatës së Kompozitorëve Kroatë, “glazba.hr”.

I lindur më 5 nëntor të vitit 1947 në Zarë të Kroacisë, nga prindër arbëreshë, ai rridhte nga një familje muzikore. Së bashku me të atin Shime, muzikantë u bënë edhe motra e tij Maja dhe vëllai Pavle.

Valter Deshpali u diplomua në Shkollën “Juilliard” në Nju Jork, në klasën e Leonard Rose. Dhe më pas studioi në Konservatorin e Moskës në klasën e Galina Kozolupovës dhe me Pablo Casals, Pierre Fournier dhe Andre Navarre.

Si violonçelist, Deshpali kishte arritur që të bëhej emër i përmasave përtej Evropës. Njëherësh ishte edhe pedagog i violonçelit në Akademinë e Muzikës në Zagreb.

Karriera e tij e gjerë ndërkombëtare si solist e ka çuar atë në audiencë pothuajse në të gjitha vendet evropiane. Dhe ndër të tjera, në SHBA, Kanada, Australi, Kinë, Indi dhe Iran…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU