Po deshët kurv, kurv do keni…Po pritët kurv, kurv do ju vijë!

filmat shqiptar shami edison ypi

Nga Edison Ypi

Duhet mirëkuptuar dashuria për kufomën e kurvit e një populli energjik.
S’ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.
S’ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.
S’ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.
Dashuria për kurvin është i vetmi preokupim që ka hordhia e nostalgjikëve tanë, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos.
Vazhdoni ta adhuroni kurvin. Është i vetmi që pritshmëritë halucinante i plotëson, ankesat perverse i hesht, plagët imagjinare i shëron, hallet inekzistente i zgjidh.
Po deshët kurv, kurv do keni.
Po pritët kurv, kurv do j’u vijë.
Shtetin për punë ku të bëni sikur punoni, e bën vetëm kurvi, kurvit mos j’u ndani.
Shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje, vetëm kurvi e mundëson, kurvin mos e harroni.
Xhamiat dhe kishat ku të shkoni me përtesë ose të mos shkoni fare, i mundëson më së miri kurvi që i rrafshoi.
Ngrijeni kurvin nga varri t’ju mësojë si të vazhdoni ta spiunoni dhe vrisni njëri-tjetrin.
E rrethoni shtëpinë me mure të larta, e mbyllni me lloza, e ruani me kamera. Vazhdoni ndiqeni shembullin e kurvit që e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba.
Shumica e shqiptarëve që sot kujtojnë se Heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, Diversantat që i sillte NATO, kanë qënë kriminelë të armatosur tradhëtarë të shitur te imperializmi amerikan, dinë fijepërpe ç’bëri e ç’nuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu. Mirë e kanë. Nuk vlen vetja e gjallë. Vlerë ka vetëm kurvi i ngordhur.
Vetëm adhurimi nekrofilik për kurvin e kthen Shqipërinë si e doni; shkretëtirë, saharë, pa elitë të shkolluar, serioze, autoritare të ndershme, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje, bosh./ObserverKult