Ramë Lahaj: Po ku ka si ti, moj Kosova ime! (video/teksti)
Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime” kënduar nga tenori Ramë Lahaj, me muzikë nga Feim Ibrahimi, tekst nga Gjokë Beci dhe orkestrim të Shpëtim Saraçi.
Kënga e kënduar për herë të parë nga Vaçe Zela u publikua vitin e kaluar më 17 shkurt ne shënim t ë pavarësisë së Kosovës. /ObserverKult
Rrjedh në këngë e ligjërime
Hej fort po shndrit ai diell e burimi këngës, lugjeve m’i përcjell Hej fort po ngroh ky diell edhe trimat nëpër mend m’i sjell, m’i përkëdhel.
Nga ky zë i tokës sime flasin shekujt me gjëmime, edhe besa e shqiptarit shkon brez më brez.
Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlartë je me flamur!
Hej fort po bien ai tel e lahuta tingujt m’i çon larg, m’i përcjell.
Eh i forte po bjen ai terr çlirimtarët nëpër mend m’i sjell, du t’i përkdhel.
Nga ky diell i kohës sime, shndrisin shekujt në agime, edhe shpata e Kastriotit zjarr flakëron.
Po ku ka si ti, moj Kosova ime, Moj shqiponja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur!