Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Petro Marko, kishte një ëndërr të madhe që nuk e realizoi dot. Petro donte të vizitonte Kosovën e shumëdashur, por nuk ia doli ta përmbushte një dëshirë të tillë.
“Ëndrra ime për të vajtur qoftë edhe një herë të vetme në Kosovë, ku më respektonin si shkrimtar dhe luttëtar dhe më quanin vëlla, nuk u realizua kurrë deri më sot”.
“Mbeti një ëndërr. Këtë dëshirë e kam shfaqur me të gjithë kosovarët. Për çudi, për mua kufiri ishte i pakapërcyeshëm. Edhe kjo është një nga dhembjet e mia”.
“E dua Kosovën gjer në dhembje, se është Shqipëri!”, shkruante Petro Marko me shumë dashuri për Kosovën.
Kush ishte Petro Marko?
Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte arsimtar, publicist, gazetar, shkrimtar.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Krijimi i parë i tij daton shumë herët, qysh në vitin 1930, data 9 dhjetor, pra kur ende ishte tepër i ri, vetëm 17 vjeç. Boton poezinë e tij të parë “ Flamurit” në gazetën “Shqipëria e re”, nr. 448, f. 4, të Kostancës (Rumani), me pseudonimin Vlonjati.
Dhe pas këtij viti deri sa mbyll sytë, ai shkruan pothuajse në të gjitha gjinitë letrare. Që nga poezia e deri tek dramaturgjia.
Numërohen mbi 50 organe shtypi ku ndihet pena e tij. Me qindra poezi, tregime, fragmente romanesh, shkrime publicistike, përkthime nga autorë të ndryshëm, veçanërisht ata hispanikë zënë vend në këto organe. Shquajnë shqipërimet nga Rafael Alberto dhe Federiko Garsia Lorka, si një shërbim plot dashuri e talent, krahas 7 autorëve të tjerë, kryesisht poetë.
Përgatiti V.K. / ObserverKult
Lexo edhe:
ObserverKult