Një statujë e re e Krishtit është duke u ndërtuar në Brazil, e cila do të jetë më e lartë se statuja e famshme e Rio de Janeiro-s.
Statuja është duke u ndërtuar në qytetin jugor të Encantado dhe do të jetë e lartë 43 metra. Duke e bërë atë statujën e tretë të Krishtit më të lartë në botë.
Ndërtimi ka filluar që në vitin 2019, ndërsa javën e kaluar u vendos koka dhe krahët e hapur në strukturën gjigante. Ideja u dha nga politikani lokal Adroaldo Conzatti, i cili nuk pati fatin ta shihte të përfunduar. Pasi ndërroi jetë një muaj më parë nga Covid-19.
Projekti pritet të kushtojë rreth 350 mijë dollarë dhe do të përfundojë brenda këtij viti./a2news.al