“Po qe për firma, unë gjej 2000 vetë”/ Guri: Akademikët e kanë me mua peticionin

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur së fundmi në rrjetet sociale nga një grup intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Guri tha se intelektualët dhe akademikët që kanë firmosur peticionin, e kanë me të dhe me 3-4 persona të tjerë.

Ai tha se këta intelektualë bëhen përjashtues, pasi nuk shkojnë të dëgjojnë tezat e tij dhe kolegëve të tij lidhur me historinë dhe gjuhën shqipe.

Po ashtu Guri tha se të jetë për peticion, ai e ka shumë të thjeshtë dhe mund të mbledhë deri në 2 mijë vetë për ta firmosur.

“Edhe ne, në 2000 veta që janë intelektualë, 60 prej tyre e firmosën. Disa gjuhëtarë, disa historianë, dhe të tjerët figura publike, si miku im Erjon Kristo.

Nëse ai ka gjetur 60 vetë, unë gjej 2000 veta. Kjo është një fletëpalosje. Tre veta jemi ne aty. Unë jam ai për të cilin e kanë pasur peticionin.

Fakti që e fokusojnë te gjuha shqipe, te gjuha e natyrës, në këtë e ndan, sepse atë që bëjmë ne, se ke ndjekur, ndiqe emisionin.

Atë që solli Taulanti që mua më vjen zor t’i marrë në emision gjithë këto gjëra… Ata nuk kanë ardhur të debatojnë, të marrin pjesë, pastaj të dalin përjashtues”, tha Guri.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ euronews.al

ObserverKult


mahatma gandi jeta
Mahatma Gandhi

Lexo edhe:

GANDI: “JETA NUK ËSHTË TË PRESËSH QË TË KALOJË STUHIA, POR TË MËSOSH TË KËRCESH NËN SHI”

Mahatma Gandi, me këtë thënie, na fton të reflektojmë për mënyrën, sesi duhet të përballemi me fatkeqësitë përmes një imazhi tejet poetik.

Të kërcesh nën shi

Ka raste kur jeta na vë në provë të vështirë dhe duket sikur stuhia nuk do të marrë fund kurrë. Ashtu siç nuk mund të menaxhojmë një stuhi, në të njëjtën mënyrë nuk mund të kontrollojmë sëmundjen, vdekjen. Ose një virus, potencialisht vdekjeprurës, që na mori jetën, lirinë tonë, të dashurit tanë, brenda dy muajve. Atëherë, çfarë mund të bëjmë? Të revoltohemi? Tashmë, nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të mundshme. Pra, të revoltohemi, por si? Kriza ekologjike globale na vë të gjithëve, ne qenieve njerëzore, para një situate që nuk ka ngjarë kurrë më parë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: