Po shkatërrojmë aftësitë mendore të rinisë mooooo, a dëgjoni apo jo! O horra!

artan fuga turizmi

Po masakrojmë aftësitë mendore të rinisë mooooo, a dëgjoni apo jo! O horra!

Nga Artan Fuga

Shihja me interes këto libraritë e rrugës në Tiranë. Quajini si të doni por mua më duken më të pasurat, ata që i mbajnë janë heronj vërtetë të kulturës, më të dobishmit për shoqërinë, janë një aktakuzë për krimet mbi librin dhe dijen që kemi bërë në këto qindra vite!

Por janë edhe një thesar për të studjuar se çfarë lexonin shqiptarët para viteve ’90, si edhe politikat e atëhershme të librit në kohën e izolimit, por edhe të alfabetizimit dhe shkollimit! Si edhe për të krahasuar me atë që bëjmë sot!

Nga sa kam parë shkarazi, më rezulton se atëhere libri i përkthyer ishte mesatarisht një shekull e gjysmë me vonëse nga libri i kohës në Perëndim a Lindje. Por, klasikët ishin. Të shekullit të XX as bëhej fjalë. Izolim. Censurë, dënim!

Po sot, shoh se autorët më të njohur nuk janë në librari, flas të shekullit XX dhe XXI, ka aty këtu tek tuk ndonjë kokërr, por përgjithësisht mungojnë. Madje edhe ata të shekullit 19 dhe 20 që kanë qenë përkthyer mungojnë.

Tani nuk ka censurë policore, por ka izolim, ka tharje, ka rendje pas librave surrogato, ka përkthime në masë të madhe surrogato, me google translation, ka libra që nuk dihet se ç’përfaqësojnë në botë.
Imagjinoni pra se izolimi vazhdon po aq i rreptë, po aq masakrues, po aq i poshtër, po aq cinik për ta lënë këtë popull pa dije, pa libra, të izoluar nga Evropa dhe bota.

Dhe flasin derrat për politikën me librin!
Ikni o derra, ju librin e doni thjesht për të fshirë prapanicën!
Mileti nuk ka lekë jo të blejë libra, se mezi blen karburant për babin që të vozizi veturën shkatarraqe!

O Zot, a ka vesh ndonjë ministër a kryeministër të dëgjojë se çfarë po i bëjnë kafshët arsimit dhe librit? Kulturës?
Po pse mooo, popull karburantesh do të mbetemi ne?
Po masakrojmë aftësitë mendore të rinisë mooooo, a dëgjoni apo jo! O horra!

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

22-VJEÇARJA QË NDËRROI JETË NGA TORTURAT ÇNJERËZORE TË KOMUNIZMIT VETËM QË MERREJ ME FE…