Në rrënojat e qyteteve të lashta shqiptare, hajdutët e thesareve gërmojnë, pothuajse pa u ndëshkuar, për ar, argjend apo objekte të rralla arkeologjike që më pas mund t’i shesin. Kjo ka shqetësuar studiuesit.
Në rajonin e Korçës, mbetjet e Hijes së Korbit, një qytet i rëndësishëm antik, janë të mbuluara me bimësi.
Kudo dallohen vrima në tokë. Toka është e mbuluar me mbetje qeramike, tregues i gërmimeve të paligjshme nga gjuetarët e thesareve.
Administrata nuk po e mbron këtë zonë arkeologjike disa mijëvjeçare. “Gërmojnë kudo me shpresën për të gjetur ar, argjend dhe sende të tjera me vlerë”, shpjegon 60-vjeçari Axhem Lagështari, banor i zonës.
Zbulimi në zonë në vitin 1980 i 618 monedhave argjendi (disa të Aleksandrit të Madh), ndoshta nga shekulli i tretë para erës sonë, ka tërhequr këtu gjuetarët e thesarit. Kjo zonë malore ruan një trashëgimi të rëndësishme të përbërë nga nekropole, fortifikime dhe mbetje të tjera që datojnë që nga epoka e bronzit deri në Mesjetë. Arkeologët thonë se pothuajse të gjitha vendet janë gërmuar ilegalisht.
“Problemi është veçanërisht shqetësues në Hijen e Korbit (në Korçë), një qytet i rëndësishëm që ende nuk është gërmuar nga arkeologët”, ankohet Rovena Kurti, drejtuese e Departamentit të Parahistorisë në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë (kryeqyteti shqiptar).
Shkatërrimi i provave shkencore
Grabitësit punojnë natën me lopata, kazma dhe buldozerë. Në rrjetet sociale nuk mungojnë reklamat për blerjen e detektorëve “ar, argjend dhe sende me vlerë”./javanews
ObserverKult
Lexo edhe:
DONIKA DABISHEVCI: MOS U DORËZO KURRË, ÇIKA JEM!
Në nji vend ku ma shumë ta vlerësojnë bythën se shpirtin,
ku për tru tandin kush pesë pare si jep,
mos u dorëzo, çika jem!
Zhagitu, katrithu, rrëzohu,
lëpijë varrat, kthjellu e çohu –
veç mos u dorëzo!
Kurrë, asnjiherë, askund e për askend.
Për njeri t’gjallë mos ta ndien.
Msheli veshët, mos i ngo kuisjet e bërtit.
Zani le t’nihet n’kupë t’qiellit.
Poezinë e plotë e gjeni KETU