
Hugo von Hofmannsthal, është një prej poetëve, dramaturgëve dhe eseistëve më të mëdhenj evropianë të shekullit XX-të.
Hugo ka lindur me 1 shkurt 1874 në Vjenë, Austri, ndërsa ka ndërruar jetë me 15 korrik 1929 në Vjenë, në moshën 55-vjeçare.
Ndër veprat, më e shquara dhe ndikuesja ne letrat gjermane dhe evropiane mbetet “Një letër”. Kjo vepër dëshmon krizën e autorit në kohën kur vendosi të braktisë poezinë…
ObserverKult ua sjell disa thënie të Hugo von Hofmannsthal:
Po ta gjykojmë me kujdes, vdekja nuk është aq serioze sa martesa.
Së pari duhet të jesh i aftë të dashurosh që pastaj të kuptosh se trupi dhe shpirti janë një gjë e vetme.
Një pendë mund të gdhendë një shkëmb, nëse është dora e dashurisë që e drejton.
Mosha e njeriut parë nga brenda është rini e përjetshme.
Miqtë e mirë nuk janë as shumë as pak, por mjaftueshëm.
Një sasi e konsiderueshme krenarie është një përbërës i domosdoshëm i një gjeniu.
Gjithçka që besohet ekziston, dhe është vetëm kjo.
Siç dëgjojmë duam të na dëgjojnë.
Përgatiti: L.F-ObserverKult


Lexo edhe:
NËSE JETA TË JEP LIMONA, BËJ LIMONADË! 35 THËNIE TË ZGJEDHURA
Thënie të zgjedhura:
“Po të mos ishin budallenjtë, bota do të ishte një vend bajat.”
– Lermontov
“Disa njerëz ngatërrojnë çmimin e shtrenjtë të jetës me çmimin e jetës së shtrenjtë.”
-Doug Larson
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult